Juventusi nuk e do Pogban, CEO i klubit konfirmon largimin e tij – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi nuk e do Pogban, CEO i klubit konfirmon largimin e tij

    Insajderi
    09 October 2024 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse CAS vendosi të ia zvogëlojë dënim për doping Paul Pogbas, Juventusi nuk e dëshiron më në skuadër.

    Mga katër vite sa ishte dënuar më parë, mesfushori francez i është zvogëluar dënimi në 18 muaj.

    Nga kz vendim, Pogba do të duhej të niste stervitjet me Juventusin në muajin janar, derisa në mars do të mund të luante një ndeshje të rregullt.

    Por CEO i Juventusit, Maurizio Scanavino, ka konfirmuar se ata nuk e duan francezin në skuadër dhe janë në bisedime me agjentin e lojtarit për të gjetur një zgjidhje.

    “Mund të konfirmoj se jemi në bisedime me Paul Pogba dhe kampin e tij për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja tashmë është e qartë, vetëm kushtet për t’u rënë dakord… por Pogba do të largohet nga Juventusi dhe do të bëhet agjent i lirë.”, ka deklaruar Scanavino.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark