Juventusi po tenton rikthimin e Tonalit në Serie A - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Juventusi po tenton rikthimin e Tonalit në Serie A

    Insajderi
    09 March 2025 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ardhmja e Sandro Tonalit vazhdon të jetë ende e paqartë nëse do të mbetet te Newcastle United apo do të largohet në fund të sezonit.

    Së fundmi mediat angleze dhe ato italiane kanë raportuar se Tonali mund të rikthehet në Serie A.

    Gjithçka varet nga fundi i sezonit, nëse Newcastle do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë Tonali do të qëndrojë.


    Milani ka shfaqur interesim për rikthimin e mesfushorit në San Siro, por atë e do edhe gjiganti tjetër italian Juventus.

    Calciomercato ka raportuar se Juventusi është gati ta përfshijë në ofertë Douglaz Luizin si dhe të ofrojë disa para për të marrë Tonalin.

    Douglas Luiz ka qenë edhe më parë objektiv i Newcastle dhe klubi anglez mund ta shqyrtojë ofertën e Juventusit

    Gjithsesi në fund të sezonit palët pritet të ulen dhe të diskutojnë për këtë marrëveshje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark