Juventusi publikon foto të Zhegrovës duke kryer testet mjekësore, zyrtarizimi çështje orësh - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi publikon foto të Zhegrovës duke kryer testet mjekësore, zyrtarizimi çështje orësh

    Insajderi
    01 September 2025 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edon Zhegrova ndodhet në Torino ku po kryen testt mjekësore te Juventusi.

    Anësori kosovar do të zyrtarizohet sot para orës 20:00 nga Juventusi, kur edhe mbyllet afati kalimtar veror.

    Gjiganti italian ka publikuar foto të Zhegrovës nga J Medicial, ku sulmuesi kosovar po kryen testet mjekësore.

    Përveç Zhegrovës, Juventusi është përforcuar në sulm edhe me Lois Opendan nga RB Leipzig.

    Calciomercato ka raportuar se marrëveshja totale e transferimit të Zhegrovës është 12 milionë euro plus tre të tjera bonuse për Lille, derisa klubi francez do të fitojë edhe një përqindje nga shitja e ardhshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark