×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka bisedu me urdhërin e Albin Kurtit” Veterani vendos foton Kusasri-Lilas dhe të Radoiçiqit në hyrje të Kuvendit

    Insajderi
    12 June 2024 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veteran i UÇK-së ka kërkuar dorëheqjen e Mimoza Kusari-Lulës nga posti i shefes së Grupit Parlament të VV-së.

    Ai ka zgjedhur Ditën e Çlirimit për të protestuar para Kuvendit për këtë çështje dhe për të ia kujtuar deputetes së VV-së bisedën telefonike me kriminelin serb, të cilën e javë më parë e ka publikuar gazeta Nacionale.

    Gjatë kohës që Kuvendi po mban seancë solemne për nder të Ditës së Çlirimit, ai në hyrje të Kuvendit ka vendosur poster të Mimoza Kusari-Lilës dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq.

    Derisa nuk ka dashur ta tregoi emrin, ai ka thënë se kryeministri Kurti sot duhet të shkarkojë Kusarin-Lilën.

    “Në vend se ta festojmë ne sot 25 vjetorin, çlirimin e Prishtinës, Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, neve na ka ngucur edhe na ka ofenduar duke biseduar me këtë kriminelin, Milanin, ky është kriminel dhe ka biseduar me urdhrin e Albin Kurtit, atë e ka shef, dhe me urdhrin e tij ka biseduar se e ka shef. Albin Kurti e ka flamurin kombëtar, për bashkim kombëtar me arsye e kam qitë duke e shikuar dhe duhet ta shkarkojë këtë ditë të çlirimit të Kosovës, ta shkarkojë Mimozën për arsye shumë të njohura se Mimoza ka incizime që ka folur me këtë kriminelin. Kurti e ka shansen historike ta shkarkojë Mimozën”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark