Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 2 me 1 nga Italia në ndeshjen e parë të Grupit B në Europianin 2024 në Dortmund, Gjermani.
Kuqezinjtë kaluan në epërsi pas vetëm 23 sekondave lojë me supergolin e Nedim Bajramit, por rezultati u përmbys shumë shpejt nga ‘Axurrët’.
Vetëm 10 minuta zgjati festa, pasi Barella mposhti Strakoshën. Por ajo që ka irrituar tifozët është një veprim i Elseid Hysaj.
Mbrojtësi në momentin që Barella ka gjuajtur topin, uli kokën dhe në këtë moment topi përfundoi brenda rrjetës.
Videoja e këtij momenti është bërë virale në internet dhe tashmë tifozët në rrjetet sociale po kryqëzojnë Hysajn në rastin e golit të barazimit.
Analisti Edi Oga në studio të RTSH ka thënë me shaka se cila ka qenë arsyeja pse Hysaj uli kokën dhe topi përfundoi në portë.
Sipas tij, Hysaj bën jetë luksoze në makina të ulëta dhe është mësuar të ulë kokën.
“Motivi i vërtetë është ky. Hysaj ka vite që jeton në makina të ulëta, ferrari e këto Lamburgini dhe ka ulur kokën”, thotë ai./Insajderi.org/