
Avokati Ardian Bajraktari ka thënë se ka fakte se procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara ishte i manipuluar me “prova” nga shteti serb ka qenë diçka që e kemi thënë në vazhdimësi.
“Këto fakte po dalin sheshazi gjithnjë e më shumë, në mesin e të cilave dëshmohet me “dokumente” të kësaj gjykate ku i referohet Kosovës, ashtu siç i referohet vetëm Serbia”, ka shkruar avokati, duke i bashkangjitur edhe disa dokumente.
Postimi i plotë:
Faktet janë tashmë të qarta, ka shumë të tilla!
Fakti se procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara ishte i manipuluar me “prova” nga shteti serb ka qenë diçka që e kemi thënë në vazhdimësi.
Këto fakte po dalin sheshazi gjithnjë e më shumë, në mesin e të cilave dëshmohet me “dokumente” të kësaj gjykate ku i referohet Kosovës, ashtu siç i referohet vetëm Serbia.
Manipulimi dhe mungesa e profesionalizmit kanë një emërues të përbashkët, gjejeni!