Sot në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, raporton Tanjug.
Takimi në presidencën e Serbisë filloi në orën 9 të mëngjesit, ku po marrin pjesë edhe ministri i jashtëm serb Nikolla Sellakoviq dhe ministrja serbe për integrime evropiane Jadranka Joksimoviq,
Maas ishte dje në Prishtinë, dhe para arritjes së tij në Beograd, ai tha dëshiron të konfirmojë se Gjermania mund të mbështesë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
“Marrëdhëniet ende të pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës pengojnë zhvillimin e të dy vendeve dhe të gjithë rajonit, dhe kështu afrimin e mëtejshëm me BE. Pra, unë dua të shoh në vend si mund t’i mbështesim dyja vendet në normalizimit e marrëdhënive nën ndërmjetësimin e BE-së”, ka thënë Maas.
Ai ka theksuar se, ardhja në pushtet e Qeverisë së re në Kosovës është momenti i duhur për këtë./Insajderi.org.