“Ka filluar të qëlloj me kallashnikov në drejtim të kryetarit”- Detaje të reja nga sulmi ndaj kryetarit të Haraçinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka filluar të qëlloj me kallashnikov në drejtim të kryetarit”- Detaje të reja nga sulmi ndaj kryetarit të Haraçinës

    Insajderi
    01 April 2024 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibrahimi ka qenë cak i një sulmi me kallashnikov që ndodhi të hënën derisa kryetari ishte duke mbikëqyrur disa punime në komunë.

    Të shtënat me armë ishin drejtë kryetarit. Kryetari, Ridvan Ibrahimi i ka shpëtuar sulmit. Por, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona.

    Gazetarja nga Alsat M, Ajnure Baftjari ka treguar për Insajderin se cak i këtij sulmi ka qenë kryetari i komunës, Ridvan Ibrahimi.

    Baftjari bëri të ditur se personat e plagosur janë shoferi i kryetarit dhe një punonjës tjetër i komunës.

    Njëri prej të plagosurve i është nënshtruar një operacioni të rëndë dhe i kanë hequr një pjesë të mushkërisë, ai po mbahet në kujdes intenziv. Ndërsa personi tjetër është po ashtu në spital por në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë ajo.

    Si ka ndodhur sulmi?

    Derisa kryetari ishte duke bërë mbikëqyrjen e disa punimeve rrugore, një automjet i panjohur ka ndaluar dhe ka filluar të gjuaj me kallashnikov në drejtim të veturës së kryetarit.

    Sipas gazetares, kryetari është shpëtuar nga një i punësuar që ishte me të.

    Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur orët e pasdites, kur kryetari po kryente mbikëqyrje të punimeve rrugore në komunë. Gjatë këtij aktiviteti, Ibrahimi ishte i shoqëruar nga disa punonjës të komunës, në ambient të hapur në rrugën kryesore që lidh Shkupin dhe Kumanovën. Në ato momente sipas dëshmitarëve një automjet ka ndaluar dhe kanë filluar të shtënat me kallashnikov në drejtim të kryetarit. Ky i fundit shpëtoi nga një i punësuar, por në vend të tij u plagosën personat e tjerë”, ka thënë ajo.

    Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë person i njohur për Policinë i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.

    Arsyet e incidentit mbeten akoma të paqarta. Sipas burimeve tona, kryerësi është i njohur për policinë, pasi edhe më herët kishte qenë i përfshirë në çështje kriminale, por në komunikatën e policisë nuk janë potencuar as inicialet e tij. Përndryshe kryetari Ibrahimi ka disa vite që pengohet gjatë kryerjes së detyrave të tij, ai më  herët ishte  kërcënuar me jetë, ndërsa në një periudhë ka mbyllur dyert e komunës për shkaqe sigurie” ka thënë për Insajderin Ajnure Baftjari .


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark