×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka ikur i lumtur”, “i lodhur fizikisht” – botuesi i Ismail Kadaresë tregon ku i kaloi orët e fundit shkrimtari

    Insajderi
    01 July 2024 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Botuesi i Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh shqiptar që ndërroi jetë ditën e sotme, Bujar Hudhri, në një intervistë për TCH, tregoi se si ishte gjendja e tij shëndetësore para se të vdiste dhe se a i ngeli ndonjë merak.

    Hudhri: Nuk e kisha menduar një lajm të tillë, kam menduar që një shkrimtar i madh si Kadare nuk i përket kësaj bote, por një planeti paralel të letërsisë. Më trishton që Kadare më thoshte që shtëpia botuese është shtëpia e dytë e shkrimtarit dhe më shumë se kurrë i ndjej këto fjalë. Unë e kam ndjerë gjithmonë këtë raport timin, unë jam botuesi i tij.

    A iku me ndonjë merak Kadare, çfarë bisedonit?

    Hudhri: Mendoj që ka ikur i lumtur, edhe pse nuk i shkon letërsisë së tij kjo fjalë. Ishte i lumtur që vjet Onufri nxori veprën e tij të plotë, që koicidonte 70 vjet me letërsinë e tij, në ato 7 vëllime herë 1000 faqe, jam i lumtur që kjo vepër madhështore u promovua në panairin e librit në Prishtinë. Ishte një atmosferë që Kadare u ndje shumë mirë.

    Si ka qenë gjendja e tij shëndetësore?

    Hudhri: Ka qenë i dobët fizikisht, kishte dëshirë të dilte, dilte me vështirësi. Dilte te kafja e tij e preferuar, me miqtë e tij. Ishte në Tiranë dhe kanë qenë orët e tij më të bukura në kafene duke biseduar dhe takuar njerëz.

    A jeni kontaktuar nga personalitete të huaja?

    Hurdhi: Kadare është pjesë e thesarit botëror, mori çmimet më të larta, vlerësimi më i madh është që është në panteonen e letërsisë botërore. Një shkrimtar nuk ka lindje dhe vdekje, nuk ka një kufi kohor.

    Kush do të kujdeset për homazhet?

    Hurdhi: Homazhet janë marrë përsipër nga Kryeministri.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark