Komuna e Prishtinës ka emëruar, ish kandidatin për asamblist nga LDK, Bardh Krasniqi në krye të ndërmarrjes publike lokale “Sport Marketing”. Ai me 2 shkurt ishte emëruar drejtor i ri i Sportit në Prishtinë, ndërsa tani është bërë kryeshef në ndërmarrjen “Sport Marketing”, shkruan Insajderi.
Bardh Krasniqi sipas vendimit të datës 07.08.2024, është vlerësuar si kandidat i suksesshëm për pozitën Kryeshef Ekzekutiv.
“Emërohet në pozitën Kryeshef Ekzekutiv kandidati Bardh Krasniqi, si kandidat më i suksesshëm në procedurën e përzgjedhjes së kandidatit , sipas konkursit të publikuar“, thuhet në vendim.
Kush është Bardh Krasniqi?
Krasniqi edhe në vitin 2022 ishte përzgjedhur Kryeshef i Ndërmarrjes Komunale Sport Marketing. Ndërsa në shkurt të këtij viti u emërua në krye të drejtorisë së sportit.
Por, që aty nuk i zgjati shumë pasi u emërua sërish në krye të “Sport Marketing”.
Bardh Krasniqi, ishte kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për asamblist në Prishtinë në zgjedhjet e fundit lokale.
Ai po ashtu ishte edhe këshilltar i Përparim Ramës.
Kujtojmë, se Përparim Ramës në vitin 2022 kishte thënë se ikur koha kur ndërmarrjet publike janë drejtuar nga njerëz partiak.
Ai kishte deklaruar se ndërmarrjet publike do të menaxhohen nga profesionistët./Insjaderi.org/