×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Ka injoruar ofertat për afro 1 milionë euro me të lira”, ngriten dyshime për diskriminim në tenderin mbi 3 milionësh të MASHT

    Insajderi
    29 October 2024 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit, ka dhënë tenderin për “Ndërtimi i objektit Fakulteti i Mjekësisë në Kampusin
    Universitar të Gjakovës”. Kjo do t’i kushtojë buxhetit 3 milionë e 470 mijë euro. Në këtë tender, kjo ministri, ka injoruar edhe ofertat me të lira për afro 1 milionë. Po ashtu ministria po akuzohet në Gjykatën e Tenderëve, se ka diskriminuar një ofertues tjetër.

    Gaztea Insajderi

    Në tenderin e MASHT, për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Mjekësisë në Gjakovë, kishin ofertuar pesë grupe të operatorëve.

    Tri nga ofertat e dhëna ishin më të lira, se konzorciumi që u shpall fitues. Madje, një nga çmimet ishte edhe 2 milionë e 600 mijë.

    Por, që MASHT, vendosi ta shpërblejë kompaninë pak me të shtrenjtë.

    Me kontratë 3 milionë e 470 mijë, u shpërblye: Grup i Operatorëve Ekonomik CONSTRUMAX SH.P.K.; HARST Group SH.P.K.

    Përveç, kësaj janë ngritur edhe dyshime për shkeljen e ligjit.

    Ankesat ndaj Ministrisë së Nagavcit

    Ndaj Ministrisë së Arsimit në OSHP, është dorëzuar ankesë nën dyshimet se ka shkelur ligjin. Në tenderin për ndërtimin e kampusit, thuhet se ministria nuk ka bërë vlerësim të drejtë.

    Sipas operatorit që është ankuar, ky dikaster ka bërë diskriminim.

    Ndërkaq, në ankesë janë renditur edhe disa nga nenet që pretendohet se ka shkelur MASHT.

    “Neni 7. Barazia në Trajtim/ Jo- Diskriminimi Neni 10. Mjetet për promovimin e Transparencës
    Neni 11. Informatat Sekrete Afariste Neni 24. Zyrtarët e Prokurimit gjatë Ushtrimit të aktiviteteve të prokurimit Neni 59. Ekzaminimi, Vlerësimi dhe Krahasimi i Tenderëve Neni 72. Dokumentacioni dhe informacioni shtesë Neni 40. Ekzaminimi, Vlerësimi dhe Krahasimi i Tenderëve”, thuhet aty.

    Po, ashtu aty thuhet se operatorit ankues edhe nuk i është ofruar qasje në dokumentet e kërkuara./Insajderi.org/

    Pas publikimit të artikullit, ka reaguar MASHT për hirë të korrektësisë, Insajderi e publikon të plotë reagimin.

    Ky është reagimi:

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit reagon ndaj shkrimit të botuar me datë 28.10.2024, në gazetën online Insajderi, me titull “Ka injoruar ofertat për afro 1 milionë euro me të lira”, ngriten dyshime për diskriminim në tenderin mbi 3 milionësh të MASHT.

    Sqarojmë se, MAShTI si Autoritet Kontraktues ka publikuar në e-Prokurim tenderin me titull: “Ndërtimi i objektit Fakulteti i Mjekësisë në Kampusin Universitar të Gjakovës, faza – I”, duke përfillur të gjitha procedurat në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik dhe se vendimi i AK është marrë në bazë të
    vlerësimeve të kryera në mënyrë profesionale. MAShTI gjithashtu njofton se, grupi i operatorëve ekonomik të shpallur fitues ka pasur dy ofertues me çmimin më të lirë, por të cilët janë eliminuar për arsye të mosplotësimit të kritereve, të kërkuara në dosjen e tenderit. Në vendimin e Autoritetit Kontraktues janë përshkruar në detaje për secilin operator ekonomik të papërgjegjshëm, arsyet e eliminimit të tyre nga ky tender.

    Ministria e Arsimit, si Autoritet Kontraktues, ka shpallur fitues të tenderit grupin e operatorëve ekonomik të përgjegjshëm me çmimin më të ulët, duke respektuar Nenin 60.1 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092. Në ekspertizën të cilën MAShTI dje e ka pranuar nga OSHP, thuhet se, ankesat e
    parashtruara nga grupi i operatorëve ekonomik janë shqyrtuar dhe rekomandimi nga eksperti shqyrtues është që të hidhen poshtë si të palejuara.


    MAShTI bënë të ditur po ashtu se, pretendimi i operatorëve ekonomik për moslejimin e qasjes në procesverbal është i paqendrueshëm, pasi që i njëjti është nënshkruar nga OE dhe AK dhe është në platformën e-Prokurimit. Meqenëse lënda është aktualisht në OSHP, Autoriteti Kontraktues nuk mund të
    ndërhyjë në procesin e vendimmarrjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark