"Ka kalu koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni" - Kurti thumbon sërish Rraham Jashrajn: Irritohem - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka kalu koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni” – Kurti thumbon sërish Rraham Jashrajn: Irritohem

    Insajderi
    22 September 2022 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti i është kthyer edhe njëherë debatit për përdorimin e shprehjes “vëlla” nga ana e kryetarit të SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj në njërin prej takimeve që kishte me të, shkruan Insajderi.

    Kurti në Kuvend u shpreh se irritohet kur përdoret termi “vëlla” në zyre të kryeministrit teksa shtoi që ka dy vëllezër por që kurrë nuk kanë ardhë në ndërtesë të qeverisë.

    “Shikoni unë i kam dy vëllezër por asnjëri prej tyre as Kurti 1 as 2 ska ardhë në ndërtesë të qeverisë, edhe nuk vjen, nuk vjen sepse unë besoj që vëllezërit janë për tek shtëpia ka kalu koha kur dikush bëhet kryeministër me vllazni, nuk ka më kryeministër me vllazni unë natyrisht që irritohem kur dikush vjen në zyrën e kryeministrit kur dikur ka qenë dikush tjetër tash jam unë një ditë vjen dikush tjetër të thotë vëlla. Është me rëndësi të kuptohet vizioni im të ndahet publikja prej privates”, deklaroi Kurti përcjell Insajderi.

    Ka kaluar koha kur referoheshim si vëllezër, ka thënë mes tjerash Kurti.

    Kryeministri akuzoi haptazi Jasharajn për përkrahjen që në të kaluarën sipas tij i ka dhënë koalicionit PAN.

    Kritikat Kurti nuk i kursye as për opozitën. Tha se deputetët opozitarë nuk e kanë hallin për grevën e nxënësit e kanë hallin se ai është kryeministër.

    “Tash këtu dy deputetë besoj e thanë të vërtetën e kësaj polemike këtu në Kuvend, deputeti Pal Lekaj i AAK-së dhe Ferat Shala i PDK-së, treguan qartë se e kanë me mua nuk e kanë me arsimin. Pa numër herë thonë kryeministri, kryeministri po në rregull se për atë është opozita por se kanë për arsim, se kanë as për zotëri Rrahman Jasharin, as me ministren tonë e kanë me mua. Por në thelb të kësaj është një lloj mos njohje kronike e rezultatit të 14 shkurtit të vitit të kaluarën, për besë duhet të tejkalohet ajo, nuk kam çka bëjë unë, populli ka votu. Halli është që unë jam kryeministër, nuk është halli që spo shkojnë nxënësit në shkolla“, tha Kurti para deputetëve përcjell Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark