Kylian Mbappe është kritikuar për fillimin e tij relativisht të ngadaltë në Real Madrid.
Sulmuesi deri më tani ka shënuar tri gola në pesë paraqitje për bardhezinjtë.
Ish-sulmuesi i Madridit, Joselu, ka besim se francezi do të bëhet një legjendë e klubit në Bernabeu.
“Nuk i kushtoj shumë rëndësi, sinqerisht”, deklaroi veterani spanjoll për kritikat që merr Mbappe.
“Unë e di se si është Madridi dhe i di cilësitë që ka Mbappe, dhe për mua nuk ka asnjë dyshim.Mbappe është si një shishe e ketchupit. Në fillim e shtyp dhe nuk del, por më pas del e gjitha përnjëherë”.
“Ai tashmë ka shënuar dy gola ndaj Betisit dhe do të vazhdojë të shënojë. Mbappe do të shkruajë histori te Madridi, ai dhe të gjithë ata që e rrethojnë”, ka potencuar më tej Joselu. /Telegrafi/