
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për dosjen e Prokurorisë së Posaçme, teksa shprehet se nuk është pronare e “Harabel”.
Sipas Xoxës, ajo është pjesë e bordit drejtues të kësaj organizate jo-fitimprurës, teksa shton se “Harabel” nuk gjeneron të ardhura. Xoxa shpehet se është paguar vetëm në rastin e organizimit të 3 eventeve me këtë organizatë. Më tej, bahskëshortja e kryebahskiakut Veliaj thekson se nuk ka marrë asnjë fond nga Bashkia e Tiranës, teksa kërkon që të nxirret të paktën një provë që provon të kundërtën.
Reagimi i plotë i bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Velija, Ajola Xoxës:
Në lidhje me HARABEL CONTEMPORARY
Një sqarim tjetër mbi “Harabelin”, që për disa paska qenë një grabitqar i madh.
Së pari, Harabel Contemporary nuk është një shoqëri tregtare (kompani), por është një Organizate Jo-Fitimprurëse (OJF). Kjo, në bazë të ligjit shqiptar, do të thotë se Harabeli NUK ka pronarë dhe NUK gjeneron fitim dhe nëse në fund të vitit financiar në llogarinë e një OJF-je mbeten të holla, ato NUK shpërndahen dhe as transferohen, por mbeten në arkën e organizatës dhe përdoren për projektet e saj në vitet pasardhëse.