×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka ndikuar në shëndetin tim shumë keq”, ja çka deklaruan para Gjykatës grupi i fajdexhive

    Insajderi
    22 June 2024 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh katër të arrestuarve që po dyshohen për “Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim”. Në arsyetimin e Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimi thuhet se ekziston mundësia që të largohen jashtë vendit.

    Personat e arrestuar janë: Valbona Pakashtica, Irfan Pakashtica, Anes Pakashtica dhe Idriz Hajrizi.

    Valbona Pakashtica dhe Irfan Pakashtica, dyshohet se kishin plane për të ikur jashtë vendit.

    Në dosjen të cilën e ka parë Gazeta Insajderi thuhet se ata kanë dashur ta shesin pasurinë e tyre, madje Irfani që një kohë ka jetuar në Poloni dhe Francë.

    Çka deklaruan të dyshuarit par Gjykatës?

    Gazeta Insajderi ka siguruar deklaratat e të dyshuarve lidhur me këtë rast.

    I dyshuari Irfan Pakashtica, tha se këto 48 orë sa ishte në burg kanë ndikuar keq tek ai. Pakashtica dekaroi se nuk është me shëndet mirë.

    I pandehuri Irfan Pakashtica, në seancë dëgjimore u shpreh se: pajtohem në tërësi me deklarimet e mbrojtësit tim, unë këto 48 orë që isha në ndalim, ka ndikuar në shëndetin tim shumë keq megjithëse jam edhe me shëndet keq, nëse mund të më caktohet njè masë më e but do të ishte mirë për shëndetin tim, nëse nuk ka mundësi për masë më të butë vetëm që të lirohen me masa më të buta bashkshortja dhe djali im“, tha ai.

    Ndërsa, Giykata konsideroi se të njëjtat nuk përbëjnë asnjë argument që të këtë vendosje ndryshe të masës.

    Kërkesa e të dyshuarit tjetër Anes Pakashtica, po ashtu ishte që të merr një masë të butë, duke kërkuar arrest shtëpiak. Kjo masë u kërkua nën arsyetimin se ka nusen në shtëpi që është shtatzënë.

    I pandehuri Anes, ka kërkuar nga Gjykata që t’ i shqiptohet masa e arrestit shtëpiak, pasi ka nusën në shtëpi e cila është shtatzëne 8 muaj dhe vajzën I vjeç, duke ofruar dorëzimin e pasaportës dhe dokumenteve tjera të udhëtimit“, thuhet në vendimin e siguruar nga Insajderi.

    Ndërsa edhe i dyshuari tjetër Idriz Hajrizi ka thënë se nuk po përmbushët kushti i përgjithshëm se për rastin mund të këtë detyrim në tentativë.

    Po ashtu ai ka mohuar se ka ruajtur viktimën duke thënë se vetëm e ka thirrë në telefon.

    Sipas dosjes që ka parë Gazeta Insajderi provat ndaj tyre u grumbulluan duke i përgjuar bisedat e tyre private.

    Çka flitej në këto biseda?

    Të dyshuarit kanë folur për miliona në Dubai dhe kanë pranuar se kanë kryer rrëmbime.

    Raporti 15 ditor për periudhën 01.02. 2024 deri me 15,02.2024 në të cilin nder të tjera ceket se të pandehurit Pakashtica kanë angazhuar të pandehurin Idriz që përmes forcës me i detyru Y. S. D me të jap 240,000 euro ndërsa keta do ta paguanin 40.000 euro të pandehurin Idriz”, thuhet aty.

    Dy të dyshuarit Irfan Pakashtica dhe Valbona Pakashtica, kanë biseduar mes vetë edhe për detaje se si kjo e fundit ta joshë një person i cili është biznesmen.

    Irfani e këshillon Valbonën që ta puth biznesmenin të shtiret para tij sikur është e mërzitur.

    Dhe pas kësaj të i thotë se askush nuk e ka prekur në trup më parë.

    Transkripti i përgjimeve i datës 13.04.2024 në mes të pandehurës Valbona dhe Irfan ku ky i fundit kërkon nga e pandehura se si të përqafoj një person-biznismen se si të shtiret kishe po i shkojnë lotët, si ta puth dhe pastaj te t’i thot se mi kurrkush sum ka puth e as nuk më ka prek në trup kur po më bien mend Irfani jam muna me haru, kam fillu një simpati ndaj teje po mundona me ndi diçka ndaj teje- po ashtu i pandehuri Irfani i drejtohet te pandehurës Valbona se ne kemi pasuri milrinoa ne Dubai“, thuhet aty.

    Në dosje që ka siguruar Gazeta Insajderi thuhet se të dyshuarit Anes Pakashtica dhe Idriz Hajziri nga të dëmtuarit kanë kërkuar 24o mijë euro edhe pse investimi ishte 120 mijë euro.

    Ata këto të holla i kërkuan duke i kërcënuar viktimat se do i gjuajnë me bombë.

    Takimi i dates 20.06.2024 në mes të viktimave me të pandehurin Anes Pakashtica dhe Idriz Hajrizi ku ndër të tjera i pandehuri e pranon se investimi i tyre është 120.000, mirëpo nga të dëmtuarit kërkon që t’ia paguaj 240.000 në të kundërtën do të ju gjuaj bombe në shtëpi dhe i kërcënon në mënyra të ndryshme“, thuhet në dosje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark