“Ka një emër përgjegjës për krizën në institucione” -Reagimi i fortë i Blerta Deliu-Kodrës ndaj Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka një emër përgjegjës për krizën në institucione” -Reagimi i fortë i Blerta Deliu-Kodrës ndaj Kurtit

    Insajderi
    07 September 2025 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas sulmit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj Gjykatës Kushtetuese.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Deliu-Kodra thotë se Kurti, kur përballet me sfida apo dështime, gjithmonë tenton të gjejë fajtorë të tjerë, duke bërë të njëjtën gjë tani me Kushtetuesen, shkruan Insajderi.

    “Albin Kurti, si gjithmonë, kur përballet me sfida apo dështime, tenton të gjejë fajtorë të tjerë. Tani ai po akuzon Gjykatën Kushtetuese dhe partitë opozitare për vonesat në konstituimin e Kuvendit, duke injoruar shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai dhe partia e tij”, ka shkruar deputetja.

    Ajo shton se e vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë dhe ka vetëm një emër: Albin Kurti.

    “E vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë: përgjegjësia ka një emër, Albin Kurti. Të tjerat janë propagandë e pastër”, u shpreh Deliu-Kodra.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark