"Ka një lidhje jashtë BBVA" - Valbona Mhilli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Ka një lidhje jashtë BBVA” – Valbona Mhilli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës

    Insajderi
    27 March 2025 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka dhënë disa komente për banorët në formatin në Shqipëri.

    Në “Big Brother Radio”, ai ka folur për dinamikat në shtëpinë e famshme por bëri edhe një deklaratë të fortë.

    Për gazetaren Valbona Mhilli theksoi se është i sigurt që ka lënë një lidhje jashtë BBVA.

    Valbona pas daljes nga ky reality shou në “Pardon My French” i është kundërpërgjigjur kësaj.

    Ajo thotë me plot bindje se nuk ka marrëdhënie jashtë dhe nuk e ka lënë askënd.

    “Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë”, u shpreh ajo.

    Tutje tha: “Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark