Në një video 9-minutash e postuar mbrëmë në rrjetin YouTube, grupi ekstremist Shteti Islamik (IS), bënë thirrje që militantët të ndërmarrin sulme në Rusi.
Në video shihet një person i maskuar duke e drejtuar një veturë në shkretëtirë, i cili duke e tundur gishtin thotë: “dëgjo Putin, ne do të vijmë në Rusi dhe do të ju vrasim juve në shtëpitë e juaja”.
Ky postim u bë në periudhën kur Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po bisedojnë për shtimin e bashkëpunimit ushtarak dhe të inteligjencës kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe al-Kaidës, transmeton rel.