“Ka pas me bë dializë”- flet drejtori i Kirurgjisë Torakale ku sot vdiq pacienti që u hodh nga kati i katërt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ka pas me bë dializë”- flet drejtori i Kirurgjisë Torakale ku sot vdiq pacienti që u hodh nga kati i katërt

    Insajderi
    15 January 2023 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mëngjesin e ditës së sotme ka vdekur një pacient i cili kishte rënë nga kati i katërt i Klinikës së Kirurgjisë Torakale. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës. Nga SHSKUK thanë se përkundë masave dhe ndihmës nga stafi i Klinikës emergjente pacienti nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me drejtorin e Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

    Kolgeci shprehu keqardhje për rastin e ndodhur, derisa bëri të ditur viktima nuk kishte qenë i shtrirë, ai kishte shkuar sot për vizitë. Dhe, siç njofton ai rasti ka ndodhur menjëherë pas vizitës.

    “Shpreh keqardhje për rastin. Ne nuk kemi pas asnjë ankesë as prej familjarëve as prej pacientit. Pacienti ka qenë në shtëpi dhe ka ardhë për vizitë. Rasti ka ndodhur menjëherë pasi ka dal prej vizitës”- tha ai.

    Derisa, Kolgeci njoftoi se personi që u hodh nga kati i katërt i kësaj kirurgjie kishte shkuar sot për ta bërë dializën.

    “Sot e kemi thirrë për shkak se ka pas me bë dializën se ka pas problem me zemër dhe me veshkë” – tha Kolgeci për Insajderin.

    Ndryshe, për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark