Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka akuzuar drejtuesit e shtetit të Kosovës për gënjeshtra.
Në ditën e gënjeshtrave, Haradinaj është pyetur nëse politikanët e Kosovës kanë gënjyer gjatë këtij viti.
Deputeti i AAK-së akuzoi dy drejtues të shtetit. Ai nuk përmendi emra, por aludoi në kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi.
“Valla ka pasur rrena shumë tash, vështirë me i mbajtë në mend”, është shprehur Haradinaj, në një prononcim për Klan Kosova.
“E kemi një shprehje ne andej nga Deçani, me më thanë këta të dy se është duke rënë shi, unë e qoj kokën lartë. Kaq iu bësojë këtyre dyve”, ka thënë Haradinaj. /Insajderi.com