“Ka përvetësuar 17 bileta për në Gjermani”- Zbulohet për çka u arrestua banori i ri i Big Brother në Shqipëri – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Ka përvetësuar 17 bileta për në Gjermani”- Zbulohet për çka u arrestua banori i ri i Big Brother në Shqipëri

    Insajderi
    03 March 2024 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liam Osmani, i cili hyri mbrëmë në spektaklin ‘Big Brother VIP’ është arrestuar brenda shtëpisë për shkak se ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim.

    Njoftimi i policisë:

    Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

    Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

    Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark