×
  • Lajme
  • Lajme

    Ka poseduar dhe trafikuar substanca narkotike, Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për të dyshuarin

    Insajderi
    24 September 2024 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka marrë vendim për fillimin e hetimeve ndaj një të pandehuri me inicialet B.P., si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjakovës për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë.

    Sipas Prokurorisë, dyshohet se B.P. ka poseduar dhe trafikuar substanca narkotike me qëllim shitjeje.

    Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator 2024, rreth orës 21:10, në rrugën Gasper Karaqi në Gjakovë. Policia e Trafikut, gjatë një pike kontrolli, sinjalizoi të pandehurin për të ndaluar automjetin e tij, por ai tentoi t’i shmangej ndalimit dhe filloi të largohej.

    Pas ndjekjes nga policia, B.P. u kap në distancë prej 300 metrash, ku dyshohet se hodhi një qese të madhe që përmbante rreth 995 gram narkotik, ndërsa mbante ende në dorë një qese më të vogël me rreth 571 gram narkotik. Në total, policia sekuestroi rreth 1.566 kilogramë substancë të dyshuar narkotike.

    B.P. akuzohet për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, bazuar në nenin 267, paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark