"Ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme", flet gjyshi i vajzës nga Kosova që humbi jetën në Austri, tregon si e kuptuan lajmin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme”, flet gjyshi i vajzës nga Kosova që humbi jetën në Austri, tregon si e kuptuan lajmin

    Insajderi
    11 June 2025 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vajza nga Kosova, Lea Bajrami është në mesin e dhjetë viktimave të sulmit me armë që ndodhi të martën në një shkollë të mesme në Grac të Austrisë.

    Në një prononcim, gjyshi i të ndjerës, Muhabi Bajrami ka dhënë detaje si e morën vesh dhe si e pritën lajmin për vdekjen e saj.

    “Jemi të shqetësuar, ne na ka ardhur një lajm trishtues. Kjo është 15 vjeçare, në shkollë private ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Unë e kam mbesë. Ka ndodhur në mëngjes. Ne kemi dëgjuar që ka ndodhur, edhe të gjithë na kanë thirrur dhe na kanë pyetur ku është Lea? se emrin e ka Lea edhe e kuptuam që është ajo, shpresuam shumë që nuk është e vërtetë por në ora 2 djali, djali im, pra babai i vajzës më tha ‘baba Lea na la’ ”, ka rrëfyer ai për Tëvë1.

    Të paktën 10 persona, përfshirë autorin e krimit, mëngjesin e së martës janë vrarë pas një sulmi me armë në një shkollë të mesme në Graz, një nga qytetet më të mëdha të Austrisë/Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark