"Ka rëndësi edhe me kë rrethohesh, me ministrin e Millosheviqit" - Osmani flet për Vuçiqin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka rëndësi edhe me kë rrethohesh, me ministrin e Millosheviqit” – Osmani flet për Vuçiqin

    Insajderi
    30 May 2022 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në Samitin për Demokraci të Europës Juglindore që po mbahet në Mal të Zi, ku po marrin pjesë edhe liderë të tjerë nga rajoni.

    Por, Osmani në këtë samit tha se duhet të merret parasysh se edhe me kë rrethohesh.

    “Bashkëpunimi rajonal është i rëndësishëm, por ka rëndësi edhe me kë rrethohesh. Nëse dikush ka qenë ministër i propagandës i Milosheviqit gjatë luftës në Kosovë, ka rëndësi. Nëse autorët nuk marrin përgjegjësi për krimet e kryera, ka rëndësi”, tha Osmani.

    Nën hijen e agresionit rus në Ukrainë, ajo ka folur gjithashtu edhe për vuajtjet e popullit të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit gjatë luftës së fundit.

    “Ne kemi përjetuar luftë dhe gjenocid. Agresioni i Rusisë po teston institucionet dhe aleancën tonë. Neve po na bie ndërmend se liria dhe siguria nuk duhet asnjëherë të merren si të mirëqena”.

    Në samit pjesëmarrës është edhe kryeministrit i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, si dhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar BE-së, ai i BE-së Miroslav Lajçak dhe i Britanisë së Madhe, Sir Stuart Peach.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark