"Ka rënë nga kati i një shtëpie" - Policia jep detaje për vdekjen e 62 vjeçares në Gurakoc - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka rënë nga kati i një shtëpie” – Policia jep detaje për vdekjen e 62 vjeçares në Gurakoc

    Insajderi
    10 June 2025 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurakoc të komunës së Istogut. Një 62 vjeçare po dyshohet se është vetëvrarë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili shtoi se viktima dyshohet të ketë rënë nga kati i shtëpisë.

    “Rreth ores 7:00 është njoftuar Policia se një person (femër), dyshohet se ka rënë nga kati i një shtëpie në fshatin Gurakoc të Istogut, policia ka dalë në vend te ngjarjes, dhe emergjenca e ka konstatuar vdekjen e viktimës, për rastin është njoftuar prokuror”, tha ai.

    Në anën tjetër, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    “Sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Gurakoc të Istogut, një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Dyshimet preliminare tregojnë se e njëjta dyshohet se ka bërë vetëvrasje,” tha Nikçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark