Pra, numri “10” i katalanasve përbën kërcënimin më të madh ndaj skuadrës së drejtuar nga Emery, i cili të mërkurën ngriti për herë të pestë në histori trofeun e “Europa League”. Messi ka shënuar edhe 25 gola ndaj Atletico Madrid, por ka pasur nevojë për 30 ndeshje ndaj tij.
Real Madrid është i treti në renditje, si “viktima” e argjentinasit, me 21 gola të pësuar nga lojtari më i mirë në botë. Këtë të diel pritet se çfarë do të bëjë Lionel Messi në sulmin e Barcelonës, në finale e “Copa del Rey” ndaj Sevilla.
“La Pulga”, ndaj Sevilla ka shënuar 11 gola në shtatë ndeshjet e fundit (ka shënuar në të gjitha). Përveç kësaj, tre golat e tij të fundit kanë ardhur nga një goditje dënimi. Në total, golat e Leo Messit janë shënuar ndaj 88 ekipeve të ndryshme.
Nga totali i 503 golave, si një profesionist (453 me Barcelonën dhe 50 me Argjentinën), 10% është shënuar kundër Sevilla dhe një tjetër 10% ndaj Atletico Madrid.
Këto gola kundër Sevilla janë regjistruar në 17 fitore, 4 barazimeve dhe 4 humbjeve. Por, Messi nuk ka shënuar ende në “Copa del Rey”, kundër andaluzianëve. /telesport.al