×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka të bëj me një sfidë në “Tik Tok”, zakonisht e bëjnë vajzat” – Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë shpalos detaje të vetëlëndimit të 3 nxënëseve

    Insajderi
    08 October 2024 - 12:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tri nxënëse nga Komuna e Gjakovës kanë pre e një trendi të rrezikshëm në “Tik-Tok” duke i shkaktuar lëndime vetes. Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë e ka denoncuar rastin në Polici. Detaje shtesë ka dhënë për Gazetën Insajderi.

    Drejtoresha e DKA-së, Eranda Kumnova-Baçi i tha Insajderi se gjithçka u kuptua pas një informate jo zyrtare që i kishte dhënë një prind.

    Ajo sqaroi se ky është një trend zakonisht praktikohet nga vajzat duke shtuar se të lënduarat janë të shkollave të mesme të ulta, pra ende të mitura.

    Pas kontrolleve që janë kryer është mësuar se të njëjtat kanë vetëlëndime të mëhershme.

    Pas një informate jo zyrtare (nga një prind) të premten në mbrëmje për vetë lëndim nga vajzat kemi lajmëruar drejtorët e shkollave që të hënën të fillojnë edhe kontrollet në shkolla bashke me psikolog dhe me kujdestarët e klasave. Në ndërkohë kemi lajmëruar edhe zyrtarët policor, dhe veç në kontrollet e djeshme ka rezultuar të identifikohen 3 nxënëse me vetëlëndime të mëhershme“, tha ajo për Insajderin.

    “Kjo ka të bëj me një sfidë të rrjetit social “Tik Tok”, dhe zakonisht e bëjnë vajzat. Nxënëset janë të shkollave të mesme të ulëta”, potencoi drejtoresha.

    E pyetur se cila është gjendja e tyre ajo deklaroi se “Zyrtarët policor po merren me të gjitha procedurat dhe mjeket me ekzaminimin e kohës së plagëve te shkaktuara”.

    Drejtoresha theksoi se tashmë kanë marrë vendim që të ndalohet mbajtja e telefonit nga nxënësit në shkolla.

    “Shkollat sot janë duke zhvilluar kontrolle në të gjitha klasat, dhe nga sot e tutje do të ndalohet rreptësishtë mbajtja e telefonave mobil nga nxënësit. Në rast se psikologët apo kujdestarët vërejnë shenja të dyshimta në duar të nxënësve atëherë do të lajmërohen menjëherë zyrtarët policor dhe do të vazhdojnë me procedurat hetimore”, ka thënë Kumnova-Baçi.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar me datën 7 tetor, dhe se janë duke e hetuar.

    “Drejtoresha e DKA-së ka njoftuar se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vet–lëndimit. Tri viktimat femra kosovare të mitura, janë dërguar në tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

    Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Gjakovës kanë bërë me dije se rasti është cilësuar si “shtytje në vetëvrasje”.

    Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që nxënësit kosovarë bie pre e këtyre lojërave të rrezikshme nëpër rrjetet sociale. Një rast i tillë veçse se me numër më të larta të nxënësve të lënduar kishte ndodhur edhe në Fushë Kosovë.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark