×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ka thanë babë po shkoj”, babai i Liridona Ademajt tregon bisedën e fundit me të

    Insajderi
    02 December 2023 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Babai i Liridona Ademaj Murseli, Hajdar Ademaj ka treguar arsyen se pse vajza e tij me bashkëshortin Naimin u kthyen për të jetuar në Kosovë.

    Ai tha se janë kthyer pasi kanë blerë shtëpi në Kosovë.

    “Naimi u kthye bleu shtëpi dhe i tha vajzës të kthehej dhe ajo. Më tha spo di qa me ba. i thashe çfarë te thotë burri duhet. Vajza vinte me fëmijët dhe rrinte këtu me ne’, ka thënë ai.

    “At ditën e mram, ka thënë babë po shkoj. I thash ku, tha tek shpija babë. Jo babë po shkoj tha. U shku. Kur ka mbërri ai në Prishtinë atje e ka thirr burrin e vet i ka thënë ku je thotë erdha në Gjakovë për me ju bë befasi fëmijëve që jom ardh me ju marr. Sonte babë tha a e din se ku jena tu dasht me shku, tha jemi ka dojmë me shku në Graçanicë me hangër bukë. Thashë u ba e të fala Naimit. Kur u bë 20:15 minuta kam ndi që u vra qika.” ka thënë tutje ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark