Ka vazhduar përleshja mes italianëve dhe emigrantëve nga Afrika - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ka vazhduar përleshja mes italianëve dhe emigrantëve nga Afrika

    Insajderi
    25 November 2016 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas Milanos edhe Torino i kërkon ndihmë ushtrisë për ruajtjen e rendit. Prefekti i Torinos ka kërkuar patrullimin e lagjes ku ditën e enjte pati dy revolta të emigrantëve afrikanë, që çuan në përballje me banorët vendas.

    Me sa dihet, tensioni u krijua pas një zënke banale që çoi deri në shpërthimin e dy fishekzjarrëve stadiumi kundër emigrantëve. Rreth 300 prej tyre dolën në rrugë me shkopinj, duke hedhur shishe e mjete të forta kundër kalimtarëve, deri sa ndërhyri me forcë policia që izoloi zonën.

    Nga njëra anë, afrikanët ankohen se vendasit janë racistë dhe nuk pranojnë bashkëjetesën me qindra emigrantët e strehuar në strukturën e ish-fshatit olimpik, nga ana tjetër banorët rrëfejnë se janë të frikësuar nga këto episode dhune.

    E njëjta gjendje që u regjistrua përpara pak ditësh në Milano, ku brenda tre muajve do të dërgohen 800 ushtarë që duhet të vigjilojnë për të parandaluar krime ordinere dhe ato që mund të kenë lidhje me terrorizmin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark