
Ish-basketbollisti i Prishtinës, Demontez Sitt, i cili me klubin nga kryeqyteti ka fituar Balkan Ligën dhe Sueprligën e Kosovës, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Lajmin e ka konfirmuar Sigal Prishtina përmes një komunikatë për media.
“Një lajm i hidhur për adhuruesit e basketbollit. Sot në moshën 27 vjecare ka ndërruar jetë ish organizatori i SIGAL Prishtinës, Demontez Stitt”, njofton klubi i Prishtinës.
“Ai u gjet në dhomën e tij pa shenja jete. Vetëm disa orë para se të vdiste ai kishte shkruar në profilin e tij në Tëitter, ‘Faleminderit Zot’”.
“Stitt me Prishtinën kishte fituar Balkan League dhe Superligën e Kosovës. Ai do të mbahet në mend për punën e madhe dhe dashurinë e tij për klubin e qytetin tonë! KB SIGAL Prishtina u shprehë ngushëllime familjarëve dhe shokëve të Stitt”./Insajderi.com