“Ka zhurmë nëntokësore edhe sot”, qytetarët e Hercegovinës të frikësuar pas tërmetit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ka zhurmë nëntokësore edhe sot”, qytetarët e Hercegovinës të frikësuar pas tërmetit

    Insajderi
    23 April 2022 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët e Hercegovinës e kaluan tërë natën në këmbë nga frika e tërmetit i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale në komunën e Lubinjës dhe Berkoviqit, ndërsa në zonën e Trebinjës nuk ka dëme të mëdha.

    Shefi i Shtabit për Situata Emergjente të qytetit të Trebinjës, Stevan Bekan, thotë se më e rëndësishmja është se nuk ka të lënduar, por nuk ka dëme të mëdha materiale dhe kur është fjala për ”Brana Grancarevo”, thekson se nuk ka nevojë në panik sepse është krijuar për t’i bërë ballë fatkeqësive të mëdha natyrore raporton nezavisne, transmeton Insajderi

    Mirëpo, më të mërzitur janë banorët e Lubinjës dhe Berkoviqit, sepse përveç dëmeve të mëdha materiale në objekte dhe vetura, ekziston frika shumë më e madhe për rrjedhën e mëtutjeshme të situatës.

    Banorët e Berkoviqit pohojnë se gjatë natës është dëgjuar një zhurmë nëntokësore, e cila shpesh ndodh edhe sot në mëngjes, gjë që i shqetëson edhe më shumë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark