Kabineti i Gjukanoviqit nuk i komenton deklaratat e Patriarkut serb për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Kabineti i Gjukanoviqit nuk i komenton deklaratat e Patriarkut serb për Kosovën

    Insajderi
    30 September 2019 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Mali i Zi ka politikë të jashtme të qëndrueshme, të bazuar në interesat e tij shtetërore dhe kombëtare, e cila, sipas vlerësimeve nga adresat më të rëndësishme evropiane dhe botërore, i kontribuon edhe stabilitetit në rajon”, tha shërbimi për informim i Gjukanoviqit, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

    Dy ditë më parë, gjatë qëndrimit në Mal të Zi, kreu i Kishës Ortodokse Serbe tha se është i bindur se Gjukanoviq do ta tërheqë njohjen e, siç u shpreh, “shtetit të rremë të Kosovës” dhe se ai “do t’iu kthehet vlerave të vërteta”.

    Mali i Zi e ka njohur Kosovën në tetor të vitit 2008, vetëm disa muaj pasi Kosova ka shpallur pavarësinë.

    Serbia, tash e sa kohë, thuhet se është angazhuar në një fushatë për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën që të zmbrapsen nga një hap i tillë.

    Më 11 shtator, edhe presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë takimit me autoritetet serbe në Beograd, tha se do të diskutojë me zyrtarët e tij mundsinë që Çekia ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur./Insajderi.com.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark