Florian Dushi do të jetë i pari i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës të udhëhequr nga Përparim Rama.
Qeveria lokale e Prishtinës po shkon drejt kompletimit, pas koalicionit të arritur me PDK-në.
Pushteti i LDK-së është cunguar pas pazarit me partnerin e koalicionit. Një prej drejtorive qe i ka mbetur është ajo e Inspektoratit.
Në këtë post sipas burimeve të Gazetës Insajderi do të jetë Florian Dushi, një prej njerëzve që ka mbrojtur LDK-në që gati një dekadë.
E ka bërë këtë edhe në KQZ ku ka sherbyer si Anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) në periudhën 2007-2016.
Ai aktualisht është kryetar i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë dhe ka qenë Zëvëndësministër i Drejtësisë.
Dushi është i lindur në Prishtinë ku edhe ka mbaruar studimet përkatësisht në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, me titullin Master i Shkencave Juridike, në drejtimin Kushtetues-Administrativ
Gjithashtu, ka shërbyer si Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe Këshilltar i Lartë Politik i Ministres së Ministrisë së Drejtësisë, Znj. Nekibe Kelmendi.
Që nga viti 2004 ai është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ndërsa ka qenë i zgjedhur si nënkryetar i Degës së LDK-së “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë, anëtar i Kryesisë Qendrore të Forumit Rinor të LDK-së, si dhe kryetar i FR të LDK-së, “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë.
Lexo edhe: