Kabineti “Rama 4” betohet te Presidenti Begaj, për herë të parë me ministre digjitale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabineti “Rama 4” betohet te Presidenti Begaj, për herë të parë me ministre digjitale

    Insajderi
    19 September 2025 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

    Janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

    Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe formulën e betimit, teksa ministrat një nga një u betuan me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë, raporton A2 CNN.

    Një ditë më parë Kuvendi miratoi, ndonëse pa debat programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

    Për herë të parë në këtë mandat, në kabinetin qeveritar Rama do të jetë dhe një ministre digjitale, e quajtur “Diella”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark