Kaçanik, arrestohet 36-vjeçari i kërkuar, ishte i dënuar me 40 ditë burg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaçanik, arrestohet 36-vjeçari i kërkuar, ishte i dënuar me 40 ditë burg

    Insajderi
    23 May 2022 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata e Ferizajt. Personi i arrestuar ishte i kërkuar për veprën penale “Lëndim trupor” dhe ishte i dënuar me 40 ditë burg.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumenteve është dërguar në vuajtje të dënimit.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që, ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark