Në Kaçanik një grua ka sulmuar një burrë me copë të xhamit, pas një mosmarrëveshje.
I lënduari ka pranuar tretman mjekësor bën me dije policia.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një copë të xhamit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë
Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.