Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në Kaçanik.
Sipas njoftimit të PK’së, një i mitur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
I njëjti është arrestuar nga ana e policisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij f/kosovare”, bëhet e ditur në njoftim.
Policia thotë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/