Kaçanikasi përfundon në burg pasi rrahu gruan dhe vajzën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaçanikasi përfundon në burg pasi rrahu gruan dhe vajzën

    Insajderi
    28 May 2016 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhuna familjare në raportet 24-orëshe të Policisë së Kosovës vazhdon të jetë e pranishme gati çdo ditë.

    Në raportin e Policisë për ditën e premte, është raportuar për një rast të dhunës familjare në të cilën si zakonisht viktima janë femrat.

    Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth mesditës të së premtes, ku një grua ka paraqitur tek organet e rendit, bashkëshortin e saj për sulm fizik ndaj saj dhe vajzës, mosha e së cilës nuk është bërë e ditur.

    “Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se janë sulmuar fizikisht ajo dhe vajza nga burri i saj  i dyshuari mashkull K-Shqiptar . Me urdhër te prokurorit dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark