Kadare – Lubonjës je një “shpifës ordiner” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadare – Lubonjës je një “shpifës ordiner”

    Insajderi
    23 February 2017 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Fatos Lubonja, nisur nga një eksperiencë personale, është shprehur se shkrimtari Ismail Kadare nuk ka qenë as i persekutuar dhe as i ndjekur nga Sigurimi i Shtetit.

    Për këtë Kadare e ka quajtur Lubonjën një “shpifës ordiner” në një intervistë për Mentor Nazarkon.

    “Zylyftar Ramizi ka qenë shef i Sigurimit shqiptar dhe zëvendësministër i Brendshëm. Ditën që u dënua me vdekje, në zemërim e sipër, ose në panik e sipër, tha “do t’ju them edhe unë disa gjëra që do t’ju prishet gjaku”, dhe foli kundër meje. Tani, të përmendësh këtë argument kundër meje, është turpi më i madh”, ka thënë Kadare.

    “Nuk ka se si të dalë një njeri dhe të marrë sharjet e Ramizit kundër meje, dhe ta botojë këtë shpifje pa pikë ndërgjegje. Unë po flas me një fjalor të ashpër, e di, që nuk i shkon një bisede letrare, por unë jam që në Shqipëri nuk duhet kurrsesi që, nën maskën e mendimit të lirë, të justifikohen shpifjet”, ka shtuar Kadare.

    Ndër tjerash Kadare ka thënë se shpifja vjen pas vrasjes ose është njëlloj si një vrasje. Të shpifësh kundër një shkrimtari të njohur

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark