Kadare mesazh prekës për vdekjen e shkrimtarit, Fatos Arapi - Insajderi
×
Kulturë

Kadare mesazh prekës për vdekjen e shkrimtarit, Fatos Arapi

Insajderi
11 October 2018 - 23:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas vdekjes së shkrimtarit Fatos Arapi, të shumta kanë qenë mesazhet plotë dhimbje për këtë humbje të madhe për letërsinë shqipe.

Një mesazh plotë dhimbje dhe krenari e ka përcjellë me anë të një postimi në Facebook edhe shkrimtari i shquarë, Ismail Kadare.

Ai ka vlerësuar jetën dhe veprën e Fatos Arapit si “një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka” e cila sipas tij “do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kroniken e gjatë të letërsisë shqipe”.

Statusi i plotë i tij:

Pas ikjes së Dritëro Agollit, letërsia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit.
Shkrimtar i rëndësishëm, me një jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandarë e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI.
Dëshmia e tij artistike do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kronikën e gjatë të letërsisë shqipe.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark