×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Kadare mund ta fitojë Nobelin, edhe pse shkruan mbi komunizmin dhe totalitarizmin”

    Insajderi
    08 October 2016 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari Alex Shephard nga News Republic ka analizuar mbi 30-të autorë të cilët nga kontinente të ndryshme të botës luftojnë ose do të mund të jenë në garë për Nobelin për Letërsi këtë vit.

    Data se kur ndahet Nobeli Letrar ende nuk dihet, e The Guardian shkruhet se asgjë nuk do të merret vesh deri me 13 tetor.

    Shephard, në një analizë të tijën ndaj Nobelistëve të mundshëm, nuk e lë jashtë Kadarenë.

    “Novelisti Kadare, dhe një ndër shkrimtarët që e meriton shumë të fitojë Nobelin për Letërsi, por ajo cka mund ta pengojë është se ai shkruan shpesh mbi të këqijat e komunizmit të shekullit 20-të dhe mbi totalitarizmin, një fiksim që është më larg nga temat që trajtojnë autorët që kanë fituar së fundmi, si Alexievich apo Modiano ose Mueller” shkruan Shephard në shkrimin e tij.

    Nëse nuk fiton Kadare sivjet në garën për Nobelin Letrar, do të mund ta fitojë në një periudhë brenda pesë viteve që vijnë, njëjtë si emrat Amos Oz, Cesar Aira, Peter Nadas apo László Krasznahorkai, poet nga Hungaria, shkruan KultPlus.

    Shkrimi nuk e bën fitues Haruki Murakamin, japonezin për të cilin të gjithë dëshirojnë që ta fitojë çmimin. Shephard ka radhitur katër autorë si më pretendentët për çmimin në fjalë: Adonisi – poeti sirian, Ngugi Wa Thiong’o nga Kenia, Jon Fosse nga Norvegjia dhe Ko Un nga Korea Jugore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark