Kadare nderohet me çmim ndërkombëtar për letërsinë - Insajderi
×
Insajderi

Kadare nderohet me çmim ndërkombëtar për letërsinë

Insajderi
05 October 2020 - 22:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi të hënën se shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë.

Festivali Neustadt i Letërsisë konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore dhe është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës.

Këtë vit Ambasada bën me dije se ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen.

“Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij”, thuhet në njoftimin e tij. /Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark