×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kadare për “L’Express”: Kafenetë janë shenjë qytetërimi

    Insajderi
    26 January 2017 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka dhënë një intervistë për gazetën franceze “L’Express”, ku ka folur ndër të tjera edhe për librat e tij të fundit “Mëngjese në kafe Rostand” dhe “Kukulla”.

    Kadare në këtë intervistë ka folur sidomos për ambientin e kafeneve, duke qenë se libri i tij “Mëngjese në kafe Rostand” është shkruar pikërisht në një kafene.

    Ai shprehet se mban mend se që në fëmijëri kafenetë ishin ambiente ku shkëmbeheshin mendime të ndryshme politike, letrare dhe artistike dhe sesi këtë gjë e pamundësoi sistemi diktatorial stalinist dhe ai që ekzistonte në Shqipëri, shkruan Gazeta Shekulli.

    Për Kadarenë, që e ka kaluar jetën e tij mes dy kryeqyteteve të tilla si Tirana dhe Parisi, pa harruar edhe vendlindjen Gjirokastrën, sot qytetërimi europian iu ka dhënë përparësi kafeneve, si vend ku mund të shkëmbehen fjalë, kalohet këndshëm dhe të ndihet kënaqësia e bisedës.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark