Kaderi surprizohet nga babai i Lumbardhit: Ai flet për përshtypjet që i ka lënë ajo – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kaderi surprizohet nga babai i Lumbardhit: Ai flet për përshtypjet që i ka lënë ajo

    Insajderi
    31 January 2024 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aventura e Kaderit në Big Brother përfundoi para pak ditësh, por jo edhe paraqitjet e saj në televizion.

    Ajo nuk ka hezituar të jetë pjesë e intervistave, ku pos tjerash, natyrisht që është diskutuar edhe raporti me të dashurin e saj Lumbardhin.

    Në intervistën e fundit ajo u surprizuar nga babai i Lumbardhit, ky i fundit foli pak më tepër rreth emocioneve që ka për djalin dhe për marrëdhënien që ka krijuar me ‘nusen’ e ardhshme të shtëpisë.

    ‘Përshëndetje Bac Salih!’,  i thotë Kaderi menjëherë pasi e pa që ai ishte pjesë e videos.

    Pas përshëndetjes ai foli për Kaderin dhe përshtypjet që ka për të: E kam takuar në Prishtinë, më është dukur vajzë e qetë dhe e sjellshme, kemi folur dhe në telefon. Këta janë të dy të rinj dhe mjaftueshëm të pjekur për të vendosur për hapat më pas.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark