×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadetët vizitojnë ekspozitën për fëmijët e zhdukur në luftë

    Insajderi
    18 September 2024 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kadetët e Qendrës për Studime Universitare vizituan ekspozitën e hapur në rikujtim të 1,133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

    Më tutje ai ka kujtuar viktimat fëmijë që janë të zhdukur gjatë luftës së fundit.

    “Sendet personale të fëmijëve të zhdukur të ekspozuar në këtë ekspozitë janë një kujtesë e përhershme se liria që e gëzojmë i ka rrënjët tek gjaku i dëshmorëve që nuk shlyhet, e te emrat e të vrarëve që nuk harrohen”, ka shkruar Maqedonci në rrjetin social Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark