Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, të cilin e ka përgëzuar për suksesin e Kosovës në anëtarësim në UEFA e FIFA.
Vokrri në këtë takim i ka dhuruar Veselit një fanellë të përfaqësueses së Kosovës me numrin 9, të cilën e ka veshur kryeparlamentari.
“Pata kënaqësinë e veçantë të pranoj fanellën e përfaqësueses së Kosovës nga Fadil Vokrri. Tanimë topi është në fushën tonë, na mbetet të përkushtohemi që me shpirtin tonë sportiv t’i dëshmojmë vlerat tona”, ka shkruar Veseli pas takimit me Vokrrin./Insajderi.com