Kadri Veseli zyrtarizon kandidaturën për të parin e PDK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli zyrtarizon kandidaturën për të parin e PDK-së

    Insajderi
    22 April 2016 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shpallur sot kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Në një konferencë për media, Veseli ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë së PDK-së dhe kolegët e tij ta mbështesin në kandidaturën e tij, si dhe ka shpalosur synimet e tij përmes një programi politik.

    “Do të vazhdoj ngritjen e PDK-së si partia më e madhe në vend. Ti shtojë sukseset sepse kemi fituar gjashtë parë zgjedhje lokale e nacionale. Do të vazhdoj politikën e partneritetit ndërkombëtar. Ju siguroj për garantim të sundim të ligjit”, ka thënë Veseli.

    Veseli ka theksuar se synimi dhe dedikimi i tij do të jetë tek zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës  për qytetarët e vendit.

    Veseli po ashtu ka falënderuar edhe pararendësin e tij, Hashim Thaçin, që për vite me rradhë ka kryer me dedikim detyrën e tij. Mirëpo ai tha që ka përvojë dhe kapacitet që ta drejtojë partinë më të madhe në vend.

    Aktualisht, Veseli është ushtrues detyre i kryetarit të kësaj partie/Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark