Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë homazhe tek varri i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe ka qëndruar në rezidencën e tij.
Veseli ka thënë se është i nderuar që po qëndron në këtë familje.
“Ne jemi shumë të nderuar që kemi ardhur. Kjo është pjesë e historisë së Kosovës në të cilin ka ndikuar edhe themelet e shtetit të Kosovës. Ju duhet me qenë krenar me punën e presidentit në të njëjtën kohë edhe ne si qytetarë kemi respektin. Dëshiroj të uroj ditën e presidentit edhe pse sot ai nuk është ne mesin tonë”, ka thënë Veseli.