Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Adem Demaçin në shtëpinë e tij për t’i uruar ditëlindjen e 80-të.
Ai në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka falënderuar edhe të gjithë ata që u organizuan dje për të shënuar ditëlindjen e tij.
“Falënderoj Këshillin organizativ të Akademisë solemne, Shoqatën e të burgosurve politik, Hidajet Hysenin, Selatin Novosellën që me bashkëpunëtorët e mijë organizuan festimin madhështor të 80-vjetorit të lindjes së Bacës Adem,” ka shkruar ai.
Ai po ashtu ka falëndëruar kompozitorin Valton Beqirin dhe drejtuesin e Filarmonisë së Kosovës, Baki Jasharin, të cilët sic i kanë kompozuar një këngë Demacit./Insajderi