Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, pas mbledhjes së Kryesisë tha se mazhoranca veçse ka humbur shumicën parlamentare në Kuvend.
Kjo pasi që, sipas Kadriajt, ata nuk po mund të votojnë as marrëveshjet ndërkombëtare, e që sipas saj, po i kërkojnë ndihmë edhe opozitës
“Po shihet se kjo mazhorancë veçse e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës, sepse kemi dy javë që është mbajtur seanca, ka një javë që kemi pauzuar, sot u caktua përsëri që të procedohet në vazhdim me seancën”, tha Kadriaj.
“Po kërkohet ndihma e opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare, pasi këta nuk janë në gjendje të sigurojnë as shumicën për të cilën janë mburr”.